16-vjeçarja e hedh fëmijën nga dritarja

Autori:Gazeta Fjala

vj

Një vajzë 16-vjeçare po akuzohet si e rritur për vdekjen e fëmijës së porsalindur, të cilën besohet se e ka hedhur nga dritarja e shtëpisë,transmeton Klan Kosova.

Antonia Lopez nga Omaha, Nebraska, ishte arrestuar mëngjesin e së premtes. Autoritetet atje besojnë se ajo e  lindi fëmijën dhe më pas e hodhi nga kati i dytë. Kur arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 4:12, mjekët e gjetën nënën dhe gjyshen e Antonia-s duke i dhënë bebes ndihmën e shpejtë.

Foshnja u dërgua në spital, ku është shpallur e vdekur. Lopez tani po përballet me akuzën e abuzimit të fëmijës që rezultoi me vdekje. Ajo po ashtu të enjten është transportuar në spital për një vlerësim.

Sipas policisë, ishte nëna e saj ajo që i lajmëroi organet e rendit.

Ndërkaq, gjyshi i Lopez, John Barcelona, tha se nuk e kishte pasur idenë që mbesa e tij ishte shtatzënë.

“Më shumë se çdo gjë tjetër ajo dukej sikur ishte nën peshë. Nuk do të mendoja asnjëherë se ishte shtatzënë”, deklaroi ai për KETV. “Në kokën time, thjesht nuk mund ta besoj.. nuk mund ta besoj”.

Hetuesit thonë se ajo ishte e vetme në dhomën e saj të gjumit kur e solli në jetë vajzën.

Është ende e paqartë nëse anëtarët tjerë të familjes Lopez e kanë ditur për shtatzëninë e saj.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar për motivin e kësaj ngjarjeje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/16-vjecarja-e-hedh-femijen-nga-dritarja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala