1500 kilogram domate nga një rrënjë

Autori:Gazeta Fjala

Octopus-Tomato-Tree2

Në natyrë ka shumë bimë të cilat të habisin, por hibridi i domates që mban emrin jo të zakonshëm “Pemë domate F-1” mund të thuhet se është i veçantë. Domethënë këto domate janë një bimë mrekulli e cila rritet në lartësi deri prej 4 metrash dhe kurora e saj ndërthuret nëpër konstruksion mbajtës të të gjithë serës duke zënë një sipërfaqe prej 50 m2 . Kjo pemë domateje si oktapod jep rreth 14 mijë kokrra pesha e përgjithshme e të cilave është mbi 1,5 ton (1500 kg). Pesha mesatare e një kokrre është 100-110 gr gjatë së cilës kokrrat e luleve të sipërme nuk janë më të vogla se kokrrat e poshtme. Sistemi i rrënjëve të domateve oktapod është i zhvilluar mirë, kurse aparati i gjetheve është shumë i fuqishëm, domethënë posedon gjithç- ka për një prodhim stabil.

Domatet piqen nga korriku deri në shtator. Ky hibrid është indeterminant d.m.th. me rritje të fuqishme. Mund të jetojë disa vjet, është rezistent ndaj shumicës së sëmundjeve dhe temperaturave të ulëta, por i ndjeshëm ndaj dëmtuesve. Ka nevojë të ushqehet vazhdimisht me plehra organike dhe minerale sepse jep prodhim të madh, kurse sipërfaqja ku është vendosur rrënja është e kufizuar. Gjatë kultivimit amator të këtij hibridi në serë të zakonshme për një sezon vegjetimi merret një bimë e lartë me rendiment mesatar prej 10 kg. Që të fitohet rendimenti i lartë i preferuar duhet të dihet se ky hibrid duhet të kultivohet në hidroponik sipas instruksioneve të përpunuara me kujdes.

Ja disa prej karakteristikave të kësaj domateje hibride:   F-1 oktapod është domate interminate (me rritje të pakufizuar) me aftësi për degëzim.   Pema e domates kultivohet dhe rritet nga 14 deri 16 muaj, në sera dhe në 7-8 muajt e parë nuk lihet të japë prodhim, por fokusi është te formimi i degëzimit të saj.

Pastaj vijon procesi i formimit të kokrrave.   Sipërfaqja e kurorës është 40-50 m2 . Nuk kryhet filizim, përkatësisht lihen të gjitha degët dhe lulet të bien për tokë.   Ky hibrid formon lule në për çdo tri gjethe me nga 5-6 kokrra me masë prej 100-110. Për një vit nga një rrënjë mund të mblidhen deri në 14.000 kokrra me masë të përgjithshme prej 1500 kg./Toka ime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/1500-kilogram-domate-nga-nje-rrenje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala