15 shtatori në histori

Autori:Gazeta Fjala

Department-of-State-Building-594x380

15 shtator 1789 ­ Kongresi amerikan krijon Departamentin e Shtetit nga Departamenti i mëparshëm i Punëve te Jashtme. Departamenti i Shtetit shpesh quhet edhe Foggy Bottom, emri i zonës ku ndodhet ndërtesa e tij në Uashington.

15 shtator 1890 ­ Lindi Agatha Christie, autore e romaneve, kriminalistike britanike. Pothuajse 4 miliardë kopje të romaneve të saj janë shitur në mbarë globin, duke e bërë Agatha Christie­n një nga shkrimtaret më popullore në histori. Shitjet e librave të saj qëndrojnë vetëm pas veprave të William Shakespeare

15 shtator 1935 ­ Fillon zbatimi i ligjit të Nurembergut, që privoi hebrenjtë nga shtetësia e tyre gjermane dhe e bëri Svastikën emblemën zyrtare të Gjermanisë naziste. 15 shtator 1948 ­ Franz Babinger – linguist, orientalist, albanolog, historian i njohur gjerman – rifillon karrierën e tij si profesor në Universitetin e Mynihut, pas një ndërprerjeje prej 15 vjetësh. Babinger (l891­1967), pa mbaruar ende shkollën e mesme, dinte disa gjuhë, përfshi persishten dhe hebraishten.

15 shtator 1990 ­ Shqipëria kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evrope, KSBE, sot OSBE.

15 shtator 1997 ­ Disqet me këngën “Candle in the Wind” të Elton John­it shiten më shumë se 600 mijë kopje në ditën e parë të daljes në dyqanet britanike. Në një dyqan muzikor në Londër, kjo këngë kushtuar Princeshës Diana u shit 1 mijë kopje për 90 minuta./gazeta Shekulli

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/15-shtatori-ne-histori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala