15 kandidatët për “Topin e Artë”

Autori:Gazeta Fjala

topi_1507551123-8200352

De Bruyne, Lewandowski, De Gea, Kane dhe Dzeko – janë pesë emrat tjerë të nominuar nga “France Football” për “Topin e Artë”.

Pas Neymar, Paulo Dybala, Luka Modric, Marcelo, N’Golo Kante, Luis Suarez, Sergio Ramos, Philippe Coutinho, Dries Mertens dhe Jan Oblak, “France Football” ka zbuluar edhe pesë kandidatë tjerë për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, transmeton Gazeta Express.

Kevin De Bruyne (Manchester City), Robert Lewandowski (Bayern Munich), David De Gea (Manchester United), Harry Kane (Tottenham) dhe Edin Džeko (Roma), kompletojnë 15’shen e parë për “Topin e Artë”.

“France Football‏” bën të ditur se emrat tjerë do të mësohen në 17:50, më pas 18:35 dhe në fund 19:15, ku do të kompletohet lista prej 30 kandidatëve për këtë çmim.

Cristiano Ronaldo është fituesi aktual i këtij çmimi, që numëron gjithsej katër “Topa të Artë”, një më pak se Lionel Messi, që ka fituar pesë, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori.

Messi dhe Ronaldo e kanë fituar këtë çmim për nëntë vite me radhë dhe janë kandidatët më serioz për të triumfuar për vitin 2017. 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/15-kandidatet-per-topin-e-arte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala