140 mijë euro bursa për studentë  

Autori:Zekirja Shabani

universum

Mbi 150 studentë të ardhshëm nga e gjithë Kosova kanë përfituar bursa studimi në vlerë rreth 140 mijë euro, nga Kosova Academy of Management (KAM) që organizohet për çdo vit nga Kolegji Universum me partnerët nga Oda Ekonomike Britaneze në Kosovë.  Përfituesit e bursave janë zgjedhur, si më të mirët gjatë, kursit intensiv njëjavorë në fushën e marketingut dhe menaxhimit ku morën pjesë rreth 1000 maturantë nga tërë Kosova.

“Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e maturantëve nga shkollat e mesme të Kosovës me regjione, në fushën e menaxhmentit, ndërmarrësis, marketingu, shitjes dhe orientimit profesional në karrierë. Me këtë rast janë pajisur me Certifikatë në këto fusha të gjithë kandidatet pjesëmarrës në trajnim”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Kolegjit Universitar “Universum”, Alejtin Berisha.

Ai ka bërë të ditur se ky është vetëm raundi i parë i bursave që ndahen nga kolegji Universum. “Qëllim i Kosova Academy of Management është njoftimi i maturantëve me konceptet bazë të menaxhmentit dhe biznesit dhe orientimi profesional në karrierë. Përmes kësaj, ne mëtojmë të ulim atë që në ekonomi quhet ‘asimetri e informacionit’ dhe tua bëjmë më të lehtë zgjedhjen e karrierës. Ndërkohë bursat e para që janë ndarë nga Kolegji Unvirversum janë për të shpërblyer studentët e dalluar dhe nxitur të tjerët që të ndjekin rrugën e tyre”, tha Berisha duke inkurajuar maturantët që të interesohen për raundin tjetër të ndarjes së bursave që bëhet nga kolegji Universum në bashkëpunim me partnerët e tij .

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë projekt, kanë ndjekur falas këtë program që u karakterizua nga një frymë garuese.

Ligjëratat dhe trajnimet kanë zgjatur 4 ditë ndërsa në ditën e 5 të gjithë pjesëmarrësit i janënënshtruar testit vlerësues në bazë të rezultatet e së cilit janë ndarë edhe bursat për studime në tri vitet e ardhshme në “Universum”. “Qëllimi ynë është të inkurajojmë maturantët e dalluar të vazhdojnë studimet”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/140-mije-euro-bursa-per-studente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala