120 vatra zjarri për 11 ditë në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

zjarr2-650x358

Rajoni është në gjendje emergjente sa i përket problemeve me zjarre dhe përhapjes së tyre të shpejtë në zona të banimit.

Hiç më mirë nuk është as rajoni i Prishtinës, lajmi.net ka kontaktuar me udhëheqësin e brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, i cili tha se për 11 ditë në rajonin e Prishtinës ka pasur 120 intervenime të zjarreve.

“Për 11 ditë i kemi mbi 120 intervenime, 90 për qind e tyre janë fushore dhe malore”, ka thënë ai.

Ai tha, se zona më e prekur nga zjarret është Fushë Kosova, mirëpo bëri të ditur se zjarret janë lokalizuar brenda 24 orëve.

Zeka tha se besohet se shkaktari kryesor i zjarreve është faktori njëri duke mos përjashtuar edhe temperaturat e larta

“Nuk janë të gjitha zjarret nga temperaturat e larta, por këtu hynë edhe faktori njëri. Deri më tani çdo vatër zjarri që është shfaq i kemi menaxhuar ashtu si duhet, gjatë 24 orëve të gjitha janë lokalizuar”, është deklaruar ai

Zeka në fund tha, se brigada e zjarrfikësve po përballet edhe me probleme të tjera pasi automjetet po prishën dhe po duhet rregulluar.

Lajmi.net do ju sjell të dhëna për vatrat e zjarrit në nivel të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/120-vatra-zjarri-per-11-dite-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala