12 shenjat e kancerit të gjirit

Autori:Gazeta Fjala

kanceri-i-gjirit_1507386468-7758717

Kanceri i gjirit është një sëmundje malinje mjaft e shpeshtë tek gatë dhe rrallë herë edhe tek burrat që nga mortaliteti zë vendin e dytë të vdekshmërisë nga të gjithë llojet e kancerit te gratë shkruan Dr. Agon F. Bislimi.

Një në çdo tre gra me kancer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me kancer të gjirit.

Edhe tek meshkujt mund të paraqitet kanceri i gjirit, por tek femrat gjasat janë 100 herë më shumë që të shfaqet kanceri i gjirit.

Doktor Agon Bislimi paraqet përmes një imazhi 12 shenjat  e kancerit të gjirit.

A: Forcim
B: Tërheqje (Gropëzim)
C: Erozion (Gërryerje)
D: Skuqje e shoqëruar me temperaturë
E: Sekrecion ( Rrjedhje)
F: Vrimëzime
G: Rrudhosje
H: Vena të shpërfaqura apo të zmadhuara
I: Mbledhje e thithit apo tërheqje e thithit brenda
J: Asimetri
K: Lëkurë ngjyrë portokalli
L: Gungë e padukshme në shikim por që zbulohet me palpim apo prekje/Dr. Agon Faton Bislimi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/12-shenjat-e-kancerit-te-gjirit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala