12 mijë euro për lulet e Haki Demollit (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

demoli

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, së shpejti do të furnizohet me buqeta lulesh të cilat i ka porositur.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP), thuhet se Ministria e Demollit, ka publikuar një njoftim për kontratë, për furnizimin me buqeta lulesh dhe kurora për nevojat e MFSK-së, për të cilat pritet të shpenzoj 12 mijë euro.

6 mijë thuhet të shpenzohen për vitin e parë, 6 mijë të tjera për vitin e dytë.

“Buqeta lule të freskëta për përkujtime -105 copë. Lule të freskëta-800 copë. Kurora -40 copë”, është përshkrimi i dhënë në kontratë./GazetaFjala/

haki demolli

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/12-mije-euro-per-lulet-e-haki-demollit-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala