12 masa të reja sigurie për kryeministrin Mustafa

Autori:Zekirja Shabani

isaaa

Zgjatja e rrethojave në objektin e Qeverisë së Kosovës është vetëm një nga 12 masat e reja të sigurisë të vëna, për mbrojtjen e kryeministrit Isa Mustafa, me rekomandimin e Policisë së Kosovës, njësitë speciale që bëjnë matjen e rrezikshmërisë në institucionet e shtetit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili ka bërë të ditur se kanë bërë vendosjen e disa alarmeve përgjatë hapësirës së objektit të kryeministrisë dhe kanë mbyllur disa hapësira me rrezik potencial nga ku mund të sulmohet kreu i ekzekutivit.

Përveç kësaj, Abrashi ka njoftuar se kanë hartuar edhe një plan evakuimi për personelin, në ras rreziku.

“Ky është rekomandim nga policia e Kosovës, nga njësia që e bën vlerësimin e rrezikshmërisë, të cilët kanë vlerësuar se ndërtesa e Qeverisë i takon një ndërtese e cila përmban nivel të lartë të rrezikshmërisë. Meqë rast kanë sjellë rreth 12 rekomandime për evitimin e rrezikut. Pastaj sekretari i Qeverisë Fitim Krasniqi ka kontaktuar Ministrinë e Administratës Publike të cilët e kanë marrë përsipër përmbushjen e këtyre 12 rekomandimeve”, ka thënë Abrashi. /Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/12-masa-te-reja-sigurie-per-kryeministrin-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala