Hakerët shqiptarë sulmojnë ueb faqen e ministrisë maqedonase

Autori:Zekirja Shabani

ministria

Eshtë vënë jashtë funksionit dhe është sulmuar me mesazhe patriotike shqiptare ueb faqja e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Sulmi është bërë në ballinën e ueb faqes zyrtare të këtij dikasteri qeveritar maqedonas ku janë mesazhe patriotike shqiptare.

Përgjegjësinë për sulmin sipas mesazhit e ka marrë grupi KWG – Kosovo Warrior Group (Grupi i Luftëtarëve Kosovarë).

Ky sulm mbi faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të Maqedonisë vjen pas tensioneve të mëdha dhe gjendjes së rëndë në Kumanovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10901/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala