105 mijë euro për gropat e Prishtinës

Autori:Gazeta Fjala

gropa4

Kompania ujësjellësi rajonal “Prishtina” ka planifikuar të shpenzoj 105 mijë euro për riparimin e gropave, kabëzave dhe asfaltim në komunën e Prishtinës dhe rajonet e saj.

Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate, shkruan gazeta inFokus.

Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit.

Vlera e sigurisë së tenderit 3,000.00 €, kurse vlefshmëria e sigurisë së tenderit është 90 ditë.

Kohëzgjatja e kontratës publike planifikohet për 36 muaj. /Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/105-mije-euro-per-gropat-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala