100 milionë euro, për pesë projekte në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

shpendo

100 milionë euro parashihen të shpenzohen për pesë projekte në Komunën e Prishtinës.  Këto projekte synohet të realizohen me partneritet publiko-privat, shkruan Gazeta Fjala.

Projektet të cilat parashihet të realizohen janë Pishina Olimpike prapa Pallatit të Rinisë, Parkingu nëntokësorë pranë Fakultetit të Filologjisë, projektin për ndërtimin e Çarshisë së Vjetër e cila gjendet në qendër të Prishtinës, Kompleksin banesor dhe afarist në rrugën B, dhe projektin për ndërtimin e Stacionit qendror në hyrje të Prishtinës.

Por, se buxheti i komunës nuk mund ta mbulojë shumën prej 100 milionë eurosh për realizimin e këtyre projekteve, e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Prandaj, këto projekte priten të realizohen përmes partneritetit Publiko-Privat.

“Komuna e Prishtinës ka potencial të madh për investime. Posaçërisht me investime që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës. Buxheti i Prishtinës është rreth 63 milionë euro, përfshirë këtu pagat dhe gjitha gjërat. Në fund për investime kapitale na mbesin 10 deri në 15 milionë euro për investime kapitale të natyrës të cilat do të prezantojmë sot . Ne sot në pesë projekte po flasim për investime që kalojnë shumën mbi 100 milionë euro. Ka projekte të cilat janë të madhësisë së vogël, mesme dhe kemi projekte të cilat janë të një niveli pak më të madh që nënkupton se nuk mundësi si komunë t’i financojmë…Në këtë rast nevojitet kreativiteti , financimi”, ka potencuar kryetari Ahmeti.

 

Se do ta vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke përfshirë edhe rastin e pesë projekteve madhore të Prishtinës, ka deklaruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, i cili shtoi se shteti i Britanisë ka interes të përbashkët me atë të Kosovës. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/100-milione-euro-per-pese-projekte-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala