10 vendet me kushtet më të mira të jetës

Autori:Zekirja Shabani

australia

Indeksi i Progresit Social, mat një koleksion të performancës së  komponentëve social dhe mjedisor, dhe i përmbledh ato në një kuadër të përgjithshëm.

Ky indeks, përfshin 99% të popullatës së botës, është krijuar nga një grup i udhëhequr nga Michael Green, profesor në ‘Harvard Business School’, dhe rendit këto matje sociale dhe mjedisore të cilat e përfshijnë mirëqenien dhe mundësitë.

Australia – Australia lidhet me disa vende të tjera për kualitetin e lartë të ujit dhe kanalizimeve – pa dyshim dihet se pse njerëzit kanë dëshirë të bëjnë sërf në Australi. Gjithashtu ka kualitet të lartë të ushqimit dhe ndihmës mjekësore.

Holanda – edhe pse nga lista e vitit 2014, deri tani ka rënë për 5 vende, Holanda prap është një vend i mirë të gjetur shtëpi: ky vend listohet si e treta në botë për sigurim të strehimit dhe e para për Ujë dhe kanalizim.

Danimarka – Danimarka është vendi i pari në botë për sa i përket sigurimit të nevojave bazike për popullatën e saj, duke përfshirë ujin e pastër, sigurinë personale dhe strehimin.

Finlanda – Finlandezët listohen të tretit në botë për sa i përket nevojave bazike të njerëzve, e shtata për sigurimin e mundësive, dhe e teta në sigurimin e mirëqenies për popullatën e saj.

Kanada – nëse dëshironi të migroni, shkoni në Kanadë. Ajo listohet e para në Mundësi për njerëzit e saj, e nënta në Liri dhe zgjedhje Personale, dhe e treta në Tolerancë dhe Edukim të avancuar.

Zelanda e Re – edhe pse vitin e kaluar ishte në vendin e parë, ajo ka rënë për 4 shkallë, por nuk është edhe aq keq sa tingëllon. Zelanda e re, për sa i përket Ujit, kanalizimeve dhe të drejtave personale është në vendin e parë, ndërsa është mbrapa Kanadasë në ofrimin e mundësive, pra në vendin e dytë.

Islanda – listohet si e para për Ujë dhe Kanalizime, Siguri Personale,  dhe Tolerancë. Dhe e dyta në ushqim dhe kujdes mjekësor bazik, poashtu e dyta edhe në Shëndet dhe Mirëqenie. Si dhe llogaritet e treta në qasje në Informacione dhe Komunikime.

Zvicra – Zvicranët janë të njohur për shumë gjëra, por kur vije te qëndrueshmëria ekonomike duhet të ua kemi zili. Ata gjithashtu janë të fuqishëm në Sigurinë Personale, në ofrimin e strehimit, si dhe në ofrimin e lirisë dhe zgjedhjes personale.

Suedia – nuk ka ku të shkojë më mirë sesa Suedia. Vendi Baltik, është jashtë top 10-shes vetëm në dy gjëra: Strehim e 16-ta, dhe të drejtat Personale 11-ta.
Suedezët janë liderë në Ujë dhe Kanalizim, ndërsa në vend të tretë janë në Kujdes Mjekësorë, në Siguri Personale janë të dytët, Shëndet dhe Mirëqenie, janë në vend të 4, Zgjedhja dhe Liria Personale (6të), dhe në Tolerancë në vend 7.

Norvegjia – është vendi që ka pasur shumë progres që nga viti i kaluar.
Në përgjithësi, Norvegjezët kanë Mirëqenien më të fuqishme se çdo vend tjetër, duke u listuar e para në qasje në Komunikim dhe Informacion, e dyta në qëndrueshmëri të Ekosistem-it, dhe e treta në Shëndet.
Për sa i përket Ujit dhe Kanalizimit ajo është e para, Siguri personale e dyta, Zgjedhje dhe Liri Personale e dyta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-vendet-me-kushtet-me-te-mira-te-jetes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala