10 shprehi që ju bëjnë të pasur

Autori:Gazeta Fjala

rich-pasur

Të bëheni milionerë nga përpjekjet tuaja nuk është një gjë e lehtë. Por, për individët të cilët kanë arritur këtë gjë në të kaluarën, ky proces përfshin disa rregulla ose udhëzime të cilat i kanë ndihmuar ata, pavarësisht se në cilën industri janë. Nëse mendoni të bëheni milionerë atëherë konsideroni këto rregulla.

Bëjeni për sfidë

Nëse pyesni ndonjë milioner se pse ka filluar, gjasat janë se ata nuk do të thonë ‘’për të fituar disa miliona dollarë’’. Tregimi i vërtetë prapa suksesit të shumicës së njerëzve është se ata dëshironin të pranonin sfidën e të ndjekurit ëndrrat e tyre dhe të bëheshin të suksesshëm në termet e tyre.

Asnjëherë mos u rehatoni shumë

Nuk duhet të ndodhë që në rrugëtimin tuaj drejt majës të ndaloni dhe të mendoni ‘’Në rregull, kam bërë mjaftueshëm, mund të ndaloj së punuari kaq shumë’’. Nëse keni arritur qëllimin tuaj dhe keni fituar disa miliona dollarë, vini një qëllim tjetër. Asnjëherë nuk duhet të rehatoheni shumë, gjithmonë duhet të punoni për më shumë.

Mësoni dhe punoni më shumë se të gjithë

Pavarësisht se sa të talentuar jeni, ju asnjëherë nuk do të arrini potencialin tuaj të plotë nëse nuk jeni në gjendje të mësoni dhe të punoni më shumë se të gjithë të tjerët. Kjo është mënyra e vetme për të arritur qëllimet tuaja.

Mësoni nga dështimet dhe gabimet

Ju do të bëni gabime dhe do të dështoni. Si reagoni ndaj këtyre dështimeve është ajo që ju bën të suksesshëm. Nëse rrëzoheni, ngrituni në këmbë dhe shikoni pse keni dështuar, merreni atë si një përvojë mësimi dhe vazhdoni përpara.

Lexoni çdo ditë

Ky rregull nuk mund të theksohet mjaftueshëm, ju duhet të lexoni gjatë gjithë kohës. Asnjëherë mos ndaloni së lexuari dhe së gjeturi tema të reja për të lexuar. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm ndaj lëvizjeve në industrinë tuaj që të kuptoni trendet më të fundit.

Mbani mendjen dhe trupin tuaj të shëndetshëm

Ushtrimet së bashku me pushimet mendore janë pjesë e rëndësishme e të qenit versioni më i mirë i suksesshëm që mund të jeni. Ushtroni çdo ditë, hani mirë dhe flini mjaftueshëm.

Rrethoni veten me njerëz të suksesshëm

Qëndrimi me njerëzit e gabuar mund të jetë dëm i madh për ju. Sigurohuni se po qëndroni me njerëz të cilët ndajnë qëllimet dhe vizionet e njëjta me ju, të cilët janë më të motivuar dhe të cilët gjithashtu dëshirojnë sukses financiar. Qëndrimi me këta individë do ju motivojë dhe do ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar. Shmangni njerëzit të cilëve nuk iu intereson puna. Njerëzit të cilët kalojnë gjithë kohën e tyre nëpër festa nuk janë të mirë për suksesin tuaj.

Dhurojuni të varfërve dhe kujdesuni për më të dashurit tuaj

Ne kemi folur për kujdesin ndaj mendjes dhe trupit, por është gjithashtu e rëndësishme të kujdeseni për shpirtin tuaj. Asnjëherë mos humbisni pamjen e botës rreth jush dhe atyre në nevojë. Kujdesi ndaj të dashurve tuaj është njëra prej mënyrave më të mira për të shijuar suksesin tuaj financiar.

Dhurojuni atyre në nevojë. Unë nisa Shoqatën time Timothy Sykes për të ndihmuar ata. Me të vërtetë ka bërë një ndryshim në perspektivën dhe etikën time të punës.

Jini të sinqertë dhe transparentë

Gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk ju zgjasin shumë. Ju duhet të jeni të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe transparentë me njerëzit. Ky është një zakon i rëndësishëm por i nënvlerësuar i cili do ju ndihmojë të fitoni suksesin tuaj profesional të cilin gjithmonë e keni dashur.

Për të arritur sukses mendoni për gjëra afat-gjata, jo afat-shkurtra

Shumë njerëz fokusohen vetëm në suksesin e tyre afat-shkurtër dhe kanë qëllime si ‘’Dua të fitoj X para vitin e ardhshëm’’. Mos u fokusoni në qëllime afat-shkurtra, fokusohuni në rezultatin e madh se ku dëshironi që jeta juaj të jetë. Këto janë llojet e qëllimeve të cilat do ju motivojnë të krijoni pasuri për ju dhe familjen tuaj.

Përderisa ka shumë sfida të cilat vijnë gjatë kësaj rruge, nëse mbani në mend këto rregulla dhe mësoni nga sukseset e atyre të cilët kanë arritur këtë qëllim në të kaluarën, atëherë do të pajiseni me njohuritë e nevojshme për të bërë qëllimet tuaja financiare realitet. (Timothy Sykes/ Entrepreneur)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-shprehi-qe-ju-bejne-te-pasur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala