10 qytetet më të shtrenjta në botë

Autori:Gazeta Fjala

zurich1-587x396-587x358

Cyrihu është në vendin e tretë në botë, dhe të parin në Evropë, derisa Gjeneva është në vendin e shtatë në botë

“The Economist Intelligence Unit”, ka bërë një listë me qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, me çmimet me të shtrenjta. Në dhjetë qytetet më të shtrenjta, pesë janë nga Azia, derisa Singapori është në vendin e parë, i përcjellë nga Hong Kong, shkruan “marketwatch.com”.

Në vendin e tretë është qyteti zviceran, Cyrih, apo qyteti më i shtrenjtë në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Tokio dhe Osaka, dy qytete japoneze janë në vendin e katërt, përkatësisht të pestë, derisa pas tyre është Seuli i Koresë Jugore.

Një tjetër qytet zviceran është në top-10. Bëhet fjalë për Gjenevën, që pasohet nga Parisi, Nju Jorku, dhe Kopenhageni.

Studimi ka vlerësuar qytetet sipas çmimeve për të blerë artikuj bazë në supermarkete, çmimin e ushqimeve, pijeve, veshjeve, rekreacionit dhe argëtim, makinës, marrja me qera e një shtëpie, faturave të shërbimeve, shkollave private dhe ndihmës shtëpiake.

Renditja

  1. Singapori
  2. Hong Kong
  3. Cyrih
  4. Tokio
  5. Osaka
  6. Seuli
  7. Gjeneva
  8. Parisi
  9. Nju Jorku
  10. Kopenhagën

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-qytetet-me-te-shtrenjta-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala