10 persona arrestohen nga aksioni i Policisë dhe Doganës

Autori:Gazeta Fjala

largea_policia-kosoves-640x3061458303373

Ndërsa Dogana dhe Policia e Kosovës theksojnë se për rezultatet e sotshme të aksionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra do të njoftojë pas përfundimit të aksionit, Koha.net merr vesh për ndalim e së paku dhjetë personave, të implikuar në këto veprimtari të kundërligjshme.

Për këta pritet vendimi i prokurorit.

Në aksionin e sotshëm kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, që ka nisur në ortë e hershme të mëngjesit në 17 lokalitete, kryesisht në Gjilan e Prishtinë, ishin të angazhuar 100 doganierë e policë.

Merret vesh se në Fushë Kosovë është zbuluar një fabrikë ilegale, ku prodhoheshin produkte tekstili false.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-persona-arrestohen-nga-aksioni-i-policise-dhe-doganes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala