10 ndryshime midis njerëzve të suksesshëm dhe atyre jo të suksesshëm

Autori:Gazeta Fjala

sukses

Në vitin 2014, Dave Kerpen, drejtues ekzekutiv i kompanisë Likeable Local dhe autor i librit The art of people mori një kartolinë në të cilën ilustroheshin tiparet dhe sjelljet e njerëzve të suksesshëm dhe atyre jo të suksesshëm.

Kjo kartolinë i ishte dërguar nga Andy Bailey, drejtues ekzekutiv i Petra Coach (një kompani konsulence). Edhe pse të dy CEO-t nuk ishin takuar ndonjëherë, Kerpen u shpreh në një postim në LinkedIn se kjo gjë e preku thellësisht atë “duke përforcuar vlerat në të cilat besoj dhe duke më kujtuar vazhdimisht sjelljet dhe zakonet e përditshme të cilat duhet t’i përqafoj për të qenë i suksesshëm”.

Më poshtë janë 10 ndryshime mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre jo të suksesshëm.

1

1. Njerëzit e suksesshëm përqafojnë ndryshimin; njerëzit jo të suksesshëm i tremben atij

“Të përqafosh ndryshimin është një ndër gjërat më të vështira që mund të bëjë një njeri”, – thotë Kerpen në statusin e tij në LinkedIn.
Me botën dhe teknologjinë që ecin me ritme të shpejta, është e domosdoshme që të përqafojmë ndryshimin dhe të përshtatemi se sa t’u frikësohemi dhe të fshihemi prej tyre – thotë ai.

2

2. Njerëzit e suksesshëm flasim për ide; ata jo të suksesshëm flasim për njerëz

Në vend të thashethemeve për të tjerët – të cilat nuk ju çojnë askund, njerëzit e suksesshëm flasin për ide.
Të ndash ide me të tjerët – veçse do t’i bëjë ata më të mirë – thotë Kerpen.

3

3. Njerëzit e suksesshëm marrin përgjegjësi për dështimet e tyre; njerëzit jo të suksesshëm fajësojnë të tjerët

Liderët e vërtetë dhe ata që merren me biznes kanë ulje-ngritje përgjatë karrierës së tyre, por ata gjithnjë marrin përgjegjësi për dështimet e tyre.
Ai thotë se “t’ua hedhësh fajin të tjerëve nuk zgjidh asgjë. Thjesht i demoralizon ata dhe prej saj nuk vjen asnjë gjë e mirë”.

4. Njerëzit e suksesshëm u japin meritën të tjerëve për arritjet e tyre; njerëzit jo të suksesshëm marrin gjithë meritat për vete

T’u japësh të tjerëve meritat që u takojnë, i motivon ata më shumë për të punuar, rrjedhimisht ju bën ju një lider apo një drejtues më të mirë.

5

5.Njerëzit e suksesshëm duan që edhe të tjerët të arrijnë suksesin; njerëzit jo të suksesshëm dëshirojnë që të tjerët të dështojnë

“Kur ti punon në një kompani me një grup njerëzish, në vend që të jeni vetëm ju i suksesshëm, të gjithë ju duhet të jeni të suksesshëm”, – thotë Kerpen.
Njerëzit e suksesshëm duan që t’i shohin të gjithë bashkëpunëtorët e tyre të arrijnë suksesin dhe të rriten profesionalisht.

6

6.Njerëzit e suksesshëm nuk reshtin së mësuari; njerëzit jo të suksesshëm qëndrojnë në vendnumëro

E vetmja mënyrë që ju të rriteni si në anën njerëzore por edhe atë profesionale është të mos reshtni së mësuari.
Nëse ju qëndroni në një vend, ju do të humbisni shumë mundësi që do t’ju largojnë nga të mësuarit (dhe rritja!)

7.Njerëzit e suksesshëm pyesin se si mund të ndihmojnë të tjerët; njerëzit jo të suksesshëm mendojnë vetëm për veten

Kerpen u shpreh për Business Insider se pyetja më e mirë që mund të bëni kur takoni për herë të parë një njeri me pushtet është jo “Si mund të më ndihmoni mua”, por “Si mund t’ju ndihmoj ju”.

8.Njerëzit e suksesshëm kapin momentin dhe pyesin veten se çfarë duan; njerëzit jo të suksesshëm kanë frikë nga dështimi

“Refuzimi dhe dështimi janë dy frika paralizuese” – thotë ai – dhe shpesh i pengojnë ata të pyesin se çfarë duan me të vërtetë.

9.Njerëzit e suksesshëm janë gjithnjë në kërkim të kuptojnë më mirë vetveten; njerëzit jo të suksesshëm nuk shqetësohen shumë për këtë gjë

Hapi i parë për të mësuar se si të ndikoni sa më mirë tek të tjerët dhe për të arritur atë që dëshironi në karrierën dhe në jetën tuaj, është të kuptoni më mirë veten, shkruan Kerpen në librin e tij.
Në veçanti, duhet të kuptoni më mirë atë se çfarë ju motivon në mënyrë të pandërgjegjshme, çfarë ju luhat më shumë humorin dhe si të ndërveproni më mirë me të tjerët.
Vlerësimi ndan njerëzit në kategori të ndryshme: ata që sforcohen të bashkëpunojnë dhe ata që sforcohen të jenë të shkëputur.

10

10. Njerëzit e suksesshëm e dinë se për të arritur suksesin duhet shumë mund; njerëzit jo të suksesshëm mendojnë se kjo është thjesht çështje fati

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-ndryshime-midis-njerezve-te-suksesshem-dhe-atyre-jo-te-suksesshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala