10 mësime për karrierë që shumica i mësojnë me vonesë

Autori:Gazeta Fjala

karriera-850x452

Në qoftë se ka diçka që kemi të përbashkët, është se ne të gjithë bëjmë gabime përgjatë rrugës tonë. Por nëse jeni të zgjuar, mësoni sa më shumë të jetë e mundur nga gabimet e të tjerëve në mënyrë që t’ia kurseni vetes tuaj disa hidhërime.

Më poshtë janë disa mësime të rëndësishme karriere nga të cilat mund të përfitoni.

1. Jeta është shumë e shkurtër dhe duhet të jetohet. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shpenzuar në mënyrë të palumtur. Nëse jeni në një punë që urreni, një shef që ju ofendon apo në një karrierë që nuk po ju çon në asnjë vend, bëni diçka sot. Nuk do të dëshironit të zgjoheshit një ditë dhe të pendoheshit që nuk keni bërë një ndryshim kur mundeshit.

2. Suksesi fillon nga brenda. Shumë njerëz të suksesshëm përqëndrohen në çdo aspekt të jetës, por lënë pas dore shëndetin e tyre. Të jesh i zënë, produktiv dhe i suksesshëm është diçka e mrekullueshme, por duhet të qëndroni të shëndetshëm për të mbajtur ritmin. Sigurohuni të ushqeheni mirë, të bëni ushtrime dhe të pushoni mjaftueshëm.

3. Jeta juaj sociale i përket offline-it. Nëse shpenzoni orë në Facebook, Twitter ose Instagram, duke parë email-et dhe mesazhet, ju po harxhoni kohë më shumë sesa po përfitoni. Lidhja me botën nënkupton shpenzim kohe me njerëz në jetën reale – duke folur me ta, ndërvepruar me ta dhe duke kontaktuar me ta.

4. Kthejeni botën në universitetin tuaj. Bëni një betim serioz që kurrë të mos ndaloni së mësuari. Ka diçka për të mësuar te çdokush, kështu që punoni që të fitoni njohuri të reja çdo ditë.

5. Gjërat e mira iu vijnë atyre që duan të zhvillohen vazhdimisht. Nëse ju qëndroni në atë që aktualisht dini, nuk do të mësoni kurrë diçka të re. Njerëzit më të suksesshëm janë fleksibël, të shkathët dhe dinë sesi të qëndrojnë aktivë. Sigurohuni që të jeni të përgatitur që të kapni çdo mundësi, në çfarëdolloj forme.

6. Suksesi vjen në rritje. Suksesi brenda natës ndodh shumë rrallë. Shumicës së njerëzve u duhen vite, madje dhe dekada, për të ndërtuar një karrierë të madhe. Sekreti është që të punoni shumë çdo ditë dhe mos harroni se edhe fitoret më të vogla mund të rrisin jetën tuaj në mënyrë të jashtëzakonshme. Me kalimin e kohës, ju do ta gjeni veten duke arritur qëllimet më të mëdha.

7. Së bashku është gjithmonë më mirë. Shumë njerëz do të preferonin të shkonin vetëm, por suksesi është një sport në skuadër. Ideja se mund të keni sukses vetëm është një mit. Çdo ide e madhe ka nevojë për një skuadër që të realizohet.

8. Çfarë ju shqetëson ju bën më të zotë. Shqetësimi mund të jetë i dobishëm kur iu nxit për të ndërmarrë veprime dhe për të zgjidhur probleme. Por në qoftë se ju jeni të preokupuar me çfarë-nëse, shqetësimi bëhet një problem. Në vend që të shqetësoheni, punoni në zgjidhjen e problemeve dhe kaloni nëpër sfida.

9. Dështimi nuk është kurrë fatal. Ju pëlqen apo jo, katranosja është pjesë esenciale e procesit të suksesit. Dështimi nuk është kurrë fundi – është mundësia për ta bërë më mirë herën tjetër. Ata që dështojnë dhe janë mjaftueshëm të guximshëm për të provuar përsëri fitojnë në fund.

10. Mos lejoni që gjërat e parëndësishme t’iu rrëmbejnë lumturinë. Shumica prej nesh lejojnë që edhe gjërat e vogla më të parëndësishme të na rrëmbejnë lumturinë. Por ne mund të zgjedhim që të jemi gjithmonë të lumtur. Jeta është një zgjedhje; lumturia është një zgjedhje. Nuk ka rëndësi se cila është situata juaj, mos lejoni që asgjë t’iu ndajë nga sensi i gëzimit dhe lumturisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-mesime-per-karriere-qe-shumica-i-mesojne-me-vonese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala