10 mënyra t’i bëni të paharrueshme prezantimet tuaja

Autori:Gazeta Fjala

leader-850x567

Edhe në biznes, idetë e mira mund të formësojnë të ardhmen. Fjalimet e paharrueshme prekin mendjet dhe zemrat. Por për t’u mbajtur në mend, ju duhet t’i argëtoni dhe t’i angazhoni ata në të njëjtën kohë. Mos bëni vetëm prezantimin e ideve tuaja. Por, tregoni historinë tuaj. Komunikoni në një mënyrë e cila rezonon me audiencën tuaj.

Përdorni strategjitë e mëposhtme për të bërë prezantimin tuaj të ardhshëm më të paharrueshëm.

  1. Hulumtoni temën tuaj.

Deklaroni dëshmi mbështetëse në një mënyrë të paharrueshme dhe që kuptohet lehtë. Sa më shumë që dini, aq më shumë vetëbesim do të keni për të përçuar mesazhin tuaj dhe për të tejkaluar pyetjet e vështira.

  1. Lidhuni me njerëzit

Krijoni një lidhje emocionale me audiencën tuaj duke përfshirë humor dhe tregime personale. Zgjoni një emocion i cili do të krijojë një përvojë të ngjajshme për çdo person. Për shembull, kur jap prezantimet, gjithmonë ndaj disa mësime etike të cilat i kam mësuar nga nëna ime. Shumica prej audiencës time mund të lidhen duke kujtuar kohën kur nëna e tyre u ka mësuar mësime të rëndësishme të etikës.

  1. Bëjeni të thjeshtë.

Ideja e fjalimit tuaj duhet të jetë e drejtë, e kuptueshme dhe e përsëritshme. Bëni një deklaratë të qartë dhe të fuqishme për idenë tuaj dhe për atë që besoni. Sigurohuni që çdo aspekt i mesazhit tuaj adreson dhe riforcon atë ide. Mos komplikoni fjalimin tuaj me shumë fakte dhe figura. Të dhënat e shumta mund të hutojnë audiencën tuaj.

  1. Njihni audiencën tuaj.

Lidhni fjalimin tuaj me grupin e njerëzve për të cilët do të flisni. Përdorni terme, fjalë dhe akronime të përshatshme. Hulumtoni prapavijën, interesat dhe sfidat e audiencës tuaj.

  1. Tregohuni të vërtetë.

Jini të vërtetë dhe të hapur gjatë fjalimit tuaj. Audienca juaj do të lidhet më mirë me ju nëse dukeni të relaksuar. Përdorni humor për veten kur duhet.

  1. Përdorni ilustrimet në mënyrë të zgjuar.

Videot, grafikat, fotografitë dhe tjera ilustrime mund të ndihmojnë në shpërndarjen e idesë tuaj dhe gjithashtu të ndihmojnë audiencën tuaj të mbajë në mend mesazhin tuaj. Në fjalimin e tij TED të 2010, Jamie Oliver derdhi një karrocë plot me kube sheqeri në skenë për të treguar se si kontribuon sheqeri në mbipeshën e fëmijëve. Çdo ilustrim që përdorni duhet të mbështetë mesazhin tuaj.

  1. Ngadalësoni.

Nëse flisni shumë shpejtë, të tjerët mund të kenë problem për të kuptuar atë që po thoni. Flisni më ngadalë se zakonisht. Merrni frymë në mes të fjalive dhe përdorni pauzat për efekte të fuqishme emocionale. Edhe një pauzë e shkurtër do t’i japë mundësi audiencës të kuptojë atë që keni thënë para se të vazhdoni.

  1. Bëjeni atë të shkurtë.

Vetëm nëse jeni folësi kyç në një ngjarje, provoni të mbani prezantimin tuaj 20 minuta ose më pak. Edhe nëse ju kanë dhënë më shumë kohë, mos përdorni gjithë kohën me informata të panevojshme. Shpërndani fjalimin që dëshironi të jepni dhe largohuni. Njerëzit nuk do të ankohen kurrë nëse filloni në kohë dhe e përfundoni pak më herët.

  1. Ndani një moment ‘a-ha’.

Flisni për një moment kur gjithçka ka ndryshuar për ju; kur keni zbuluar idenë tuaj ose kur keni kuptuar se duhet të bëhet një ndryshim.

  1. Bëni një mbyllje të fuqishme.

Një përfundim emocional mund të ketë ndikim të fuqishëm dhe afat-gjatë për audiencën. Rishikoni me kujdes pikën tuaj kryesore dhe tregojuni atyre se çfarë mund të bëjnë pastaj. Një thirrje për veprim do nxisë audiencën tuaj dhe do i inspirojë të tjerët t’ju bashkohen. (Entrepreneur)

(Jacqueline Whitmore është eksperte e etikës dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach në Palm Beach, Fla. Ajo është autore e Poised for success: Mastering the Four Qualities That Distinguish Outstanding Proffesionals dhe Business Class: Etiquette Essentials for Success at Work).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-menyra-ti-beni-te-paharrueshme-prezantimet-tuaja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala