10 histori qesharake nga të famshmit

Autori:Gazeta Fjala

obama
  • Winston Churchill – një grua i kishte thënë atij, “Ti je i pirë. Dhe çka është me e keqja, je tmerrësisht i pirë.”
    Ndërsa, Churchil, ia kishte kthyer: “Ti je e shëmtuar. Dhe çka është më e keqja, je tmerrësisht e keqe. Kur unë të zgjohem, do të jem esëll, ndërsa ti ende e shëmtuar.”
  • Muhammad Ali – Frazier i kishte thënë Ali-ut, “ai është hipokrit, duke e përdorur ngjyrën për të arritur diçka.” Muhammad Ali i ishte përgjigjur, “Joe Frazier është aq i shëmtuar, saqë duhet ta dhurojë fytyrën e tij për zyrën e jetës së egër.”
  • Sparta – Phillip i Maqedonisë, i kishte dërgua një letër Spartës “Ju këshilloj të dorëzoheni pa vazhduar më tej, sepse ‘nëse’ e sjell ushtrinë time në tokat e juaja, do ju shkatërroj fermat, robëroj popullin, dhe shkatërroj qytetin.”
    Përgjigja e Spartës ishte: “Nëse”.
  • Truman Capote – një njeri xheloz dhe i pirë kishte nxirru organin gjenital dhe i kishte thënë Truman Capote-s, “Pasi që po shënon autografe, pse nuk më jep një në organin tim?”
    Capote ia kishte kthyer, “Nuk e di se a mund të jap autograf në të, mirëpo sigurisht se mund ti shkruaj inicialet në të.”
  • Winston Churchil – një anëtar i parlamentit i kishte thënë atij, “Zotëri Churchill, mos e detyro veten të flesh gjatë fjalimit tim.” Ai, i kishte thënë: “Jo e gjitha është vullnetare”.
  • Donald Trump – në një postim në Twitter pati thënë, “Katy Perry sigurisht ka qenë e pirë kur u martua me Russel Brand.” Kurse, Russell Brand, ia ktheu atij, “a je i pirë kur bën postime të tilla, apo shkuma që e vë në kokën tënde tullace të bën të droguar”.
  • Marlon Brando – kishte thënë për Leonardo Di Caprio se ai duket sikur femër.
  • Arnold Schwarzenegger – kur u pyet për “Gay” martesën, ai tha se kjo është diçka që duhet të bëhet mes një mashkulli dhe një femre.
  • Oscar Wilde – për pesimistët kishte thënë, “Gjithmonë kërko para nga pesimistët, sepse ai nuk pret që ti të ia kthesh.”
  • Socrates – “në të gjitha rastet martohuni. Në qoftë se merrni grua të mirë, do të jeni të lumtur; në qoftë se e merrni një grua të keqe, do të bëheni filozof”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-histori-qesharake-nga-te-famshmit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala