10 fakte që nuk i dini rreth Koloseut

Autori:Zekirja Shabani

koloseu
Përse quhet Koloseu? Si ka ndryshuar gjatë shekujve? Para së gjithash, çfarë misteresh fsheh? Pak disa pas fillimit të punimeve për restaurimin e fasadës, çfarë duhet të dimë rreth monumentit të famshëm të Italisë.
Në vitin 2007 u bë pjesë e listës së shtatë mrekullive të botës moderne, edhe pse gjatë shekujve ka humbur një pjesë të saj. I ndërtuar rreth vitit 70-72 pas lindjes së Krishtit, nga perandori Vepanian si dhuratë për popullin romak, Koloseu që shohim sot përfaqëson vetëm 1/3 e ndërtesës origjinale. Por, pavarësisht kësaj, nuk ka reshtur kurrë së qeni simbol i historisë së gjatë dhe të trazuar të Romës.
1. Përmasat kolosale
Koloseu është një ndërtesë në formë eliptike e gjatë 189 metra, 156 metra e gjerë dhe zë një sipërfaqe 24 km katrorë me një lartësi më shumë se 48 metra. Ka rreth 80 hyrje dhe mund të presë 50 mijë spektatorë.
2. Punimet në të
Për ta ndërtuar atë janë dashur pak më shumë se 5 vjet, nga viti 75 deri në vitin 80 pas lindjes së Krishtit. Vetëm për muret e jashtme janë përdorur 100 mijë metra kub gurë.
3. Një emër, një mister
Në fillim ai u quajt Amfiteatri Flavio (u ndërtua nga perandori Vespasian dhe Tito i dinastisë Flavia). Emri “Koloseu” erdhi në Mesjetë: teoria më popullore është se emri iu vu për shkak se ajo ishte ndërtuar pranë shtatores së “kolosit” Nerone i cili qëndronte disa metra larg nga amfiteatri. Të tjerë thonë se ky emër vjen nga pozicioni në të cilin ishte vendosur. Por ka edhe një legjendë te zezë që dikur ishte një tempull pagan, ku adhuronin djallin. Dhe në fund të çdo ceremonie priftërinjtë pyesnin ndjekësit “Colis eum?” (A e doni atë?).
4. Pa Koloseun nuk do të ekzistonin shumë ndërtesa historike
Fasada prej mermeri dhe disa pjesë brenda Koloseut janë përdorur për ndërtimin e Bazilikës së Shën Pjetrit, dhe gjithashtu për ndërtesa civile të tilla si Palazzo Barberini. I lënë në neglizhencë, për një kohë të gjatë amfiteatri në fakt u përdor si një burim i materialeve të ndërtimit. Pra, deri në shekullin e 18, kur u kthye dashuria për rrënojat e lashta të Romës. Tani ka mbetur vetëm një e treta e asaj që ishte ndërtimi origjinal.
5. Film historik? Jo, horror
Në kohën e gladiatorëve, Koloseu fitoi një reputacion të keq, që konsiderohej si një nga shtatë portat e ferrit (sepse janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz). Thuhet se atje bëheshin rite, duke përdorur gjakun e njerëzve të vdekur në arenën e Koloseut. Në mesjetë, bandat e banditëve e përdorën arenën për të varrosur viktimat. Dhe në vitin 500 ajo ishte në shënjestër nga magjistarët që përdornin barërat me fuqitë magjike që rriteshin në mesin e rrënojave.
6. Është pak a shumë si xhungël
E çuditshme, por e vërtetë: prej disa shekujsh ekspertët studiojnë florën e rritur në mënyrë spontane brenda Koloseut. Më shumë se 350 lloje të ndryshme të bimëve kanë zënë rrënjë nëpër rrënojat, disa me origjinë ekzotike dhe rritja e të cilëve mbështetej nga mikroklima e amfiteatrit.
7. Është përdorur edhe si një pishinë
Brenda saj për një periudhë kohore janë bërë edhe beteja detare në ujë, por nuk patën të njëjtin sukses si lojërat me gladiatorë. Sipas Martin Crapper, profesor i inxhinierisë civile dhe mjedisit në Universitetin e Edinburgut, uji rridhte nëpërmjet disa puseve të brendshme dhe tubave nëntokë. Për të mbushur tërë arenën ishin te nevojshme rreth shtatë orë.
8. Është e mbuluar me një tendë të madhe diellore
Në ditët me diell, Koloseu ishte i mbuluar nga një perde e përbërë nga rreth 80 vela trekëndore, të kontrolluara nga 320 kabllo mbështetëse. Arsyeja është e lehtë për të kuptuar: Të shmangnin djegien nga dielli për publikun gjatë shfaqjeve të mesditës.
9. Një kinema
Aty janë shfaqur filma të shumtë. Por nuk është xhiruar në Kolose filmi që u bë i famshëm në mbarë botën: Gladiatori. Një numër pengesash e shtynë regjisorin Ridley Scott që të xhironte disa skena në amfiteatrin romak të El Jem në Tunizi dhe të rindërtonin një në Maltë, ku punuan për 19 javë dhe vetëm pjesërisht: pjesa më e madhe është bërë në kompjuter.
10. Pamja e re
Në fund të muajit tetor duhet të përfundojë faza përgatitore dhe do të fillojë restaurimi i fasadës së Koloseut që do të pastrohet nga pluhuri, muret e saj do të zbardhen. Kostoja e vlerësuar e operacionit është 25 milionë euro. (“Tirana Observer”)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-fakte-qe-nuk-i-dini-rreth-koloseut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala