10 fakte interesante që nuk i dini rreth Bill Gates

Autori:Gazeta Fjala

bill gates

Shumica e njerëzve dinë shumë pak rreth Bill Gates: ai është njeriu më i pasur në Amerikë ose i dyti më i pasur në botë, ai themeloi një nga kompanitë teknologjike më të famshme dhe një njeri tepër bujar çka e dëshmon Fondacioni Bill & Melinda Gates. Por ka shumë gjëra të tjera që ju nuk i dini. Më poshtë keni 10 fakte interesante rreth Bill Gates:

– Si një adoleshent në shkollën e LakeSide Prep, Gates shkroi programin e tij të parë në një kompjuter General Electric. Bëhej fjalë për një version të tic-tac-toe ku ju mund të luani kundër kompjuterit.

– Si shumë të tjerë në botën e teknologjisë dhe Gates braktisi kolegjin. Ai u largua nga Universiteti Harvard në vitin 1975 për t’ja kushtuar të gjithë kohën Microsoft.

– Ai gjithashtu ishte një trajner për pilotët deri në vitijn 1977. Tanimë ai ka avionin e tij personal.

– Një nga investimet më të mira që ka bërë Gates përveç avionëve është dhe koleksioni i shkrimeve nga Leonardo Da Vinci i quajtur Codex Leicester. Ai e bleu këtë vepër gjatë një ankandi për 30.8 milion dollar në vitin 1994.

– Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Gates deklaroi se fëmijët e tij do të trashëgojnë vetëm 10 milion dollar secili. Një shumë modeste në krahasim me 81.1 miliard dollarëve që ai zotëron. Sipas tij lënia e një pasurie të madhe fëmijëve nuk është një gjë e mirë për t’a.

– Bill gates nuk di asnjë gjuhë të huaj. Ai është shprehur se kjo gjë përbën dhe pendimin më të madh të tij.

– Edhe pse ai shpenzoi një kohë të madhe për fondacionin e tij, Gates zbulon se po punon akoma me Microsoft rreth projektit ‘Personal Agent’.

– Ai ka thënë se nëse Microsoft nuk do të funksionte, do të ishte një kërkues për inteligjencën artificiale.

– Pavarësisht interesit të tij në këtë fushë, Gates deklaron se është i kënaqur që punon në një kamp  pjesë e të cilit është dhe inteligjenca artificiale.

– Marka e tij e preferuar është Weezer. Në preferencat e tij hyn dhe grupi i njohur i muzikës ‘U2’

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/10-fakte-interesante-qe-nuk-i-dini-rreth-bill-gates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala