1 milion euro për sëmundjen e lopëve

Autori:Gazeta Fjala

qeveriaa

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka marr vendim për ndarjen  e mjeteve financiare për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi duke folur për ndarjen e këtyre mjeteve ka thënë se ky është një vendim i duhur.

Ai ka bërë të ditur se për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit në përgjithësi do të jenë në dispozicion mbi 1 milionë euro.

Kuçi po ashtu ka bërë të ditur se deri më tani nga kjo sëmundje janë prekur 2609 gjedhe .

Ndërsa Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi duke shprehur i kënaqur për marrjen e këtij vendimi, tha se në nga shuma e ndarë do të përfshihen edhe kompensimet për fermerët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/1-milion-euro-per-semundjen-e-lopeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala