1 mijë e 400 aborte në vit, kërkohen fëmijë meshkuj

Autori:Gazeta Fjala

femij

cialis black 800mg order viagra online

Zakoni i abortit për shkak të kërkimit të një fëmije mashkull nuk është zakon që haset vetëm në Shqipëri. India dhe Kina, po ashtu, e kanë të përhapur një praktikë të tillë, ndërkohë që gazeta “The Guardian” raporton se edhe në Armeni kjo prirje është shumë e lartë

1400 aborte në vit për fetuse që janë vajza për një raport lindjeje 120 meshkuj me 100 femra.

“Ne jemi vetëm 3 milionë banorë. Nuk kemi të drejtë për humbje të tilla. Kush do ta konsolidojë kombin armen? Nuk do të ketë nëna që të lindin më vajza”, shprehet për gazetën dr. Hrachya Khalafyan që drejton një qendër mjekësore në kryeqytetin Jerevan.
Armenia qëndron në vend të tretë në botë për përzgjedhjen seksuale të fëmijës pas Kinës dhe Azerbajxhanit dhe një gjë e tillë ndodh edhe pse në vitin 2016, kjo u shpall e paligjshme. Raporti i pabalancuar mes femrave dhe meshkujve ilustrohet edhe në anekdota të ndryshme si p.sh. ajo e kërcimit mes dy meshkujve në shkollë.
Ja edhe logjika që qëndron pas kësaj çudie që vazhdon ende në kohën tonë:
“Ushtarët tanë vriten përditë. Ne na duhen vajza që të riprodhojnë. Ne kemi nevojë për meshkuj që të mbrojnë kufijtë”, citohet Araxia Verdanyan.
Një djalë është një ushtar dhe një femër një nënë. Bebe që konceptohen mbi bazë të një funksioni.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/1-mije-e-400-aborte-ne-vit-kerkohen-femije-meshkuj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala