Gani Geci tregon si e kishin rrahur një person së bashku me Sami Lushtakun

Autori:Gazeta Fjala

auto_gani_geci1416748788

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në televizionin T7.  Geci ka folur në emisionin “Pressing” për luftën, vrasjet dhe kërkim faljen e presidentit Hashim Thaçi.

Geci ka rrëfyer edhe për një ngjarje të pa thënë më parë, të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Geci në Pressing ka thënë se ai dhe Sami Lushtaku e kishin rrahur një person, të cilin ai e ka quajtur shpiunë shqiptar.

“Njëfare shpiuni shqiptar pat thanë që e di se kush i ka vra policët serbë në vitin 1993, edhe unë Sami Lushtaku dhe disa të tjerë patëm shku dhe e patëm rreh atë shpiunin”, ka thënë Geci.

Geci ka rrëfyer vitet e para fillimit të luftës në Kosovë. Ka treguar si e kishte njohur Adem Jasharin dhe si ishte organizuar grupi i Drenicës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%ef%bb%bfgani-geci-tregon-si-e-kishin-rrahur-nje-person-se-bashku-me-sami-lushtakun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala