​United me ofertë për Hazard

Autori:Gazeta Fjala

haz_1515922301-945884

Manchester United dëshiron që gjatë këtij afati kalimtar të përforcohet në fazën ofanzive

Trajneri i Mmanchester United, Jose Mourinho është vënë pas yllit të Chelseat, Eden Hazard, shkruan Don Balon.

Hazard për këtë ofertë ka njoftuar Real Madridin, duke u bërë presion që sa më parë të bëjnë ofertë për të.

Madrilenët thuhet se e kanë Hazardin si objektiv të parë për verën e ardhshme, por ende nuk kanë bërë asnjë ofertë.

Në anën tjetër këtë po e shfrytëzon United, që është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për belgun, kontrata e të cilit me Chelsean skadon në vitin 2019. /Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8bunited-me-oferte-per-hazard/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala