​Si të dallohet origjina e një produkti

Autori:Gazeta Fjala

Prodhime_Kosova

Një seri shiritash të zinj në hapësira të bardha të stampuara në etiketat e produkteve, për të identifikuar secilin prej tyre në një mënyrë unike.

Edhe në Kosovë, ai ka zëvendësuar madje edhe etiketat e zakonshme të çmimeve. Një kod, që gjithsecili do të donte ta deshifronte. 390 – Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë Made in Kosova.

Barkodet mund të lexohen nga skanerë optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike. Barkodi funksion në bazë të një standardi që quhet GS1, i cili përdoret nga të gjitha industritë, shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë tek industria farmaceutika dhe shëndetësia.

Kjo është lista e prefikseve kryesore:

530 Shqipëri, 390 Kosova, 100 – 139 SHBA, 300 – 379 Franca dhe Monako, 800 – 839 Itali, San Marino, Vatikan, 380 Bullgari, 383 Slloveni, 385 Kroaci, 387 Bosnje dhe Hercegovina, 389 Mali i Zi, 400 – 440 Gjermani, 520 – 521 Greqi, 531 Maqedoni, 860 Serbi, 868 – 869 Turqi, 690 – 699 Kina, 594 Rumani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8bsi-te-dallohet-origjina-e-nje-produkti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala