​PDK: Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

pdk1-3775

Dega e PDK-së në Prishtinë ka akuzuar sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorët e administratës së tij për pamundësim të lëvizjes së lirë në trotuaret e kryeqytetit.

Ajo përmes një postimi në Facebook parkimin e veturave të komunës në trotuaret e rrugëve e ka quajtur vandalizëm të vetë kreut të komunës dhe siç thuhet dostave të tij.

Postimi i plotë:

Edhe ai pak trotuar që mund të shfrytëzohet nga këmbësorët në Prishtinë, po bllokohet dhe keqpërdoret nga vetë Shpendi dhe drejtorët e administratës së tij, duke pamundësuar lëvizjen e lirë nëpër trotuare. Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë. I yti dhe i dostave tuaj. Me rëndësi ju t’i parkoni veturat, s’keni nevojë të mërziteni për bllokimin e trotuareve se qytetarët gjinden disi. Plus ditë vikendi sot. Ky është keqpërdorim klasik i veturave dhe i trotuareve. Turp!

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8bpdk-shpend-ky-eshte-vandalizmi-yt-i-vertete-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala