​Në Junik protestohet kundër devijimit të rrjedhjes së lumit Erenik

Autori:Gazeta Fjala

erenik_2398-480x360

Komuna e Junikut në bashkëpunim me shoqërinë civile, organizatat e dala nga lufta dhe bizneset lokale sot kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore në ora 10:00 në mbrojtje të lumit Erenik.

Sipas tyre, protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU “Gjakova” dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për marrjen e lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhës natyrale të tij.

Protestuesit do të nisen nga qendra e Junikut në ora 10:00 drejt lokacionit ku po zhvillohen punimet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8bne-junik-protestohet-kunder-devijimit-te-rrjedhjes-se-lumit-erenik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala