​Limaj: Në dialog me Serbinë kryetema duhet të jetë njohja reciproke

Autori:Gazeta Fjala

62014647-808695839502551-6452602356902133760-n-1

Kryetari i Nismës dhe njëherësh bashkëkryesues i delegacionit shtetëror me Serbinë Fatmir Limaj ka thënë se Kosova e vlerëson larg angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në procesin e dialogut me Serbinë.

Pas takimit me zyrtarët nga Gjermania dhe Franca Limaj ka thënë se me përfaqësuesit e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron kanë biseduar për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris.

Angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, për ne është i mirëseardhur. Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces.

Në takim përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentin Makron biseduam për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris.

Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar.

Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjende të qartë.

Kosova në dialog me Serbinë ka plot tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke. FL

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8blimaj-ne-dialog-me-serbine-kryetema-duhet-te-jete-njohja-reciproke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala