​FFK-ja zbulon kur do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen kundër Bullgarisë

Autori:Gazeta Fjala

foto-d-s-3_1552159795-3312785

Përkundër që fillimisht Federata e Futbollit të Kosovës kishte lajmëruar se shitja e biletave për ndeshjen kundër Bullgarisë do të filonte të premten, në të njëjtën kohë me Danimarkën, kjo gjë nuk ndodhi.

Tani, FFK-ja ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, do të fillojnë të shitën të hënën, më 11 mars, raporton Gazeta Express.

“Shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”, Kosovë – Bullgari, do të nisë, të hënën, më 11 mars. Procesi i shitjes së biletave për dy ndeshjet është ndarë me qëllim që të shmanget mbingarkesa dhe rënia e sistemit e platformës Tiks.app”, ka bërë të ditur FFK-ja.

Deri më tani, kjo taktikë i ka funksionuar FFK-së, pasi që nuk ka pasur probleme me sistemin online dhe biletat për ndeshjen miqësore me Danimarkën pothuajse janë shitur.

“Deri më tash është shitur pjesa më e madhe e biletave, derisa në dispozicion të dashamirëve të futbollit janë edhe rreth 2200 bileta. Biletat e tribunës lindore po thuajse janë shitur plotësisht, derisa në tribunën perëndimore janë edhe rreth 600 vende të lira në tribunat P1 dhe P4, si dhe rreth 400 vende në ulëset VIP”.

“Procesi i shitjes së biletave po ecën pa probleme dhe pa ngarkesë, derisa sipas pronarëve të platformës Tiks.app problemet e vetme shfaqën tek ata qytetarë që nuk kanë shumë njohuri me procesin e blerjeve online, por që stafi i kompanisë vazhdimisht po ua jep këshillat e nevojshme për t’ia bërë sa më të lehtë procesin e finalizimit të blerjes së biletës”.

Ndeshja kundër Danimarkës do të zhvillohet më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë, djemtë e Bernard Challandes do ta presin në shtëpi skuadrën e Bullgarisë. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8bffk-ja-zbulon-kur-do-te-filloje-shitja-e-biletave-per-ndeshjen-kunder-bullgarise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala