​Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Mascheranos

Autori:Gazeta Fjala

barca

Javier Mascherano do të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga skuadra e Barcelonës

Qendërmbrojtësi argjentinas, Javier Mascherano më në fund ka arritur të bind drejtuesit e Barcelonës për t’u larguar nga Camp Nou.

Lojtari ishte zgjedhja e katërt e trajnerit dhe nuk dëshironte të qëndronte me gjatë në bankën rezervë.

Sipas Goal.com, Barcelona dhe Habei China Fortune kanë arritur marrëveshje për transferimin e argjentinasit për 5.7 milionë euro.

Lojtari në anën tjetër do të përfitojë nga 7 milionë euro në sezon dhe shok skuadrës do të ketë Ezequiel Lavezzin dhe Gervinhon.

Mascherano në Barcelonë ishte transferua në verën e vitit 2010 nga Liverpool.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/%e2%80%8bbarcelona-arrin-marreveshje-per-shitjen-e-mascheranos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala